Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ka luftu për mu, për ty…për neve”, Ledri Vula emocionon me fjalët për ish-ushtarin e UÇK-së

schedule18:39 - 19 Nëntor, 2020

schedule 18:39 - 19 Nëntor, 2020

Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale një video emocionuese të ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Kastrati teksa rrëfen përjetimet e tij për luftën. Krahas videos, Ledri ka shkruar dhe disa fjalë domëthënëse ku shprehet se Kastrati është në mesin e shumë të tjerëve që kanë luftuar për çlirimin e vendit.

Ndër të tjera, reperi shton se Avniu “ka luftu për mu, për ty për atë…ka luftu për neve.” Videoja e ndarë nga reperi është projekt i “LIRIA KA EMËR”.

Avniu 18 vjeç në vend se me dal me shku në fakultet, ose me dal me dosta, ose me dal deri në Prishtinë, ose me u gëzu për sukses të dostave, ai e ka kap pushkën që sot 18-vjeçarët me shku në fakultet në gjuhë të vet, me pi kafe me dosta pa frikë se i vjen dikush nga mbrapa, me shku kah të duan pa frikë se i ndal policia në postbllok.



E ka kap pushkën që dosti dostin mos me pa të vramë as të plagosun vetëm pse është shqiptar. Avniu është vetëm një frymë prej shumë frymëve që kanë luftu për lirinë e vendit të vet. Ka luftu për mu, për ty, për atë…ka luftu për neve…#LiriaKaEmer”, ka shkruar Ledri Vula.

Në video, Avniu tregon se i është bashkuar UÇK-së në moshën 18-vjeçare për të luftuar për çlirimin e Kosovës. “Kur përmend UÇK-ja është një fjalë ma krenare e shpirtit tem”, shprehet ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!