Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ka kontratë me ne, jemi të kënaqur”, Leonardo konfirmon Pochettinon te PSG

schedule10:57 - 31 Maj, 2021

schedule 10:57 - 31 Maj, 2021

PSG firmosi disa muaj më parë me Mauricio Pochettino, por mediet e lidhin atë me një largim nga PSG këtë verë. Ditën e djeshme nga Franca u raportua se argjentinasi i ka kërkuar klubit largimin dhe kërkon të ndryshojë ambient, me Tottenham dhe Real Madrid si opsione.

Pas gjithë thashethemeve ka folur drejtori sportiv i PSG, Leonardo, i cili heq gjithë dyshimet dhe konfirmon Pochettinon në stol, teksa flet edhe për Tuchel dhe Thiago Silvan që u shpallën kampionë Europë me Chelsean në sezonin e parë pas largimit nga Parisi.

“Pochettino ka kontratë dy-vjeçare me ne, jemi shumë të kënaqur me të. Si e përjetova fitoren e Tuchel? Ndodh, është futboll, gjërat ndryshojnë (qesh). Këto cikle vijnë e shkojnë. Jam i lumtur edhe për Thiago Silvan, është fantastike ta shohësh në fushë edhe nëse luan i dëmtuar”, u shpreh Leonardo. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!