“Ka kokën e një të rrituri”, presidenti i Verona i thur elozhe Kumbullës

schedule11:39 - 20 Qershor, 2020

schedule 11:39 - 20 Qershor, 2020

Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes dhe së fundmi për të ka folur edhe presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti. Në intervistën e dhënë për “Gazetta Delllo Sport” ai tregon se besojnë shumë te djaloshi shqiptar, ndaj edhe nuk e shitën në janar.

“Nuk kemi dyshime mbi cilësitë njerëzore dhe teknike të Kumbullës. Ai ka kohën e një të rrituri. Në janar të vitit 2019 kishim disa klube që e donin, por ne ishim të bindur që ai mund të rritej edhe më shumë”, është shprehur Setti.

Kumbulla kërkohet nga disa klube të Serie A, me Interin që shikohet si favorit për ta transferuar mbrojtësin nga Malësia e Madhe. Juventus, Lazio, Napoli e Fiorentina janë përmendur që gjithashtu interesohen për lojtarin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!