Ndërsa Donaldi dhe Beatrixi janë bërë më të afërt me njëri-tjetrin kjo e fundit ka folur për banorët e tjerë lidhur me raportin e tyre. Së fundmi, banorët e kanë pyetur këngëtaren nëse janë puthur ndërsa ajo u shpreh: “Jo, po shijojmë momentin.”
Duke folur me Sarën dhe Beniadën, ajo tregoi se ka kohë që e pëlqen por po priste një shenjë nga ai. “Më duket çdo gjë magjike. Shumë flutura në stomak, nuk e keni idenë. Fluturat janë gjithë kohës. Ka kohë që e pëlqej sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta.”, tha ajo.
/abcnews.al