Ka humbur shikimin që në fëmijëri, historia frymëzuese e gazetares shqiptare

schedule08:11 - 6 Korrik, 2020

schedule 08:11 - 6 Korrik, 2020

Një histori frymëzuese e ka nisur emisionin e sotëm emisionin  “Abc-ja e Mëngjesit”. Bëhet fjalë për gazetaren Veko Tushe, e cila ka humbur shikimin që kur i ndodhi një aksident në fëimijëri.

Ajo ka treguar një pjesë të rutinës së saj, nga puna prej 6 vitesh në Radio Tirana e deri tek udhëtimet që pëlqen të bëjë.

” E kam frikë avionin. Po dëshira për të lëviziuar është më e madhe. Pasi kam zbritur në tokë, zë shoqëri, kam një dashuri që e marr nga gjithsecili, qoftë në aeroporte, qoftë nga asistentët. Udhëtimi që më ka pëlqyer ka qenë në Dubai, pasi kam edhe shoqërinë nga gjimnazi, kam kontakte. Dikur ata më kanë ndihmuar, edhe unë tani. Janë ata që më telefonojnë se ata e dinë që mua më pëlqen shoqëria’, tregoi Veko.

Më tej, ajo u ndal edhe tek pasionet si gatimi, libri apo muzika.

“Mua më pëlqen libri, gatimi , muizka. librat i kam në formën e audios, më pëlqejnë romanet, poezitë. Dikur më pëlqenin me historitë  e dashurisë, tani Dan Broëni, jam rikthyer te letërsia shqipe.

Ëmbëlsirat i gatuaj shumë, prandaj gatimet e ndryshme. I bëj dhe i shpëndaj në punë. Është një testim. E kanë mirëprituer edhe ata. Madje kanë pyetur, e ke bërë vetë. Ata e dinë, po thjesht e konfirmojnë’, u shpreh Veko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!