Një situatë krejt ndryshe është krijuar ditën e sotme në kuzhinën e “ABC e Mëngjesit”. Amvisës, Florenca Reëi i ka humbur qeni i saj, Bora, të cilin e mbante në shtëpi prej 15 vitesh.
Këtë moment të trishtuar, ajo e ndau me moderatorin Alban Musa, që i kërkoi t’i sillte një foto për ta shpallur në kërkim. Mirëpo, Florenca u shpreh e trishtuar se ndoshta i ka ardhur koha që të ngordhë.
“Ne na humbi Bora. Iku Bora, po bën nja një javë që ka ikur. Ne e kishim 15 vjet Borën në shtëpi. Thonë me të dëgjuar e kam, qeni largohet nga shtëpia kur e ndjen se do të ngordhi dhe nuk do të ngordhi aty në shtëpi”, tha ajo.
Momenti në kuzhinën e “ABC së Mëngjesit”:
/abcnews.al