Kepa Arrizabalaga erdhi te Chelsea para dy sezonesh, por në fund rezultoi një nga dështimet më të mëdha të viteve të fundit në Premier League dhe Europë.
Londinezët shpenzuan 80 milionë euro për ta blerë nga Athletic Bilbao, para të cilat do të jetë thuajse e pamundur t’i rikuperojnë, duke parë formën aktuale të Kepa.
Spanjolli e ka humbur vendin e titullarit këtë sezon, me Mendy, që fitoi shpejt besimin e Lampard dhe u vendos plot siguri mes katërkëndëshit. Spanjolli te Chelsea e ka humbur shpresën për tu rikthyer në kohët e dikurshme dhe duhet të gjejë një zgjidhje.
Nga Anglia raportohet se ai i ka kërkuar klubit ta shesë ose huazojë në janar. Qëllimi i tij është të arrijë të jetë pjesë e Kampionatit Europian me Spanjën në verë dhe te Chelsea është e pamundur për ta arrirë këtë. /abcnews.al