Ka hequr dorë nga aktrimi? Flet për herë të parë Eva Mendes

schedule22:52 - 7 Tetor, 2022

schedule 22:52 - 7 Tetor, 2022

Pavarësisht se roli i saj i fundit ishte më shumë se shtatë vjet më parë, aktorja me famë botërore Eva Mendes shprehet se nuk e ka lënë kurrë aktrimin. Aktorja 48 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, adresoi përmes një postimi në Instagram spekulimet se ajo ishte tërhequr nga aktrimi.

Mendes postoi një video që përfshinte disa nga lajmet që qarkulluan nëpër media, duke shpjeguar se ajo thjesht zgjodhi t’i jepte përparësi familjes së saj. “Nuk e lashë kurrë aktrimin. Doja të isha në shtëpi me foshnjat e mia,” tha ajo për vajzat Esmerelda, 8 dhe Amada, 6 vjeç, duke shtuar:

“Fatmirësisht sipërmarrjet e mia të tjera të biznesit më lejuan ta bëja këtë më shumë sesa aktrimi”. Kujtojmë që roli i saj më i fundit ishte në thrillerin fantazi të vitit 2015 “Lost River”, film të cilin e drejtoi partneri i saj, Ryan Gosling.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)

/abcnews.al