“Ka filluar luftë e errët brenda PD-së”, Korreshi: E turpshme, deputetët janë sharë me “libër shtëpie”

schedule18:32 - 7 Qershor, 2023

schedule 18:32 - 7 Qershor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi  ka qenë i ftuar në “Special Report” ku foli në lidhje me mbledhjes e mbrëmshme të kryesisë së PD dhe incidentin që ndodhi në fundin e saj, mes deputetëve pro dhe kundër Bashës.

Korreshi u shpreh se ajo i ndodhi ishte e papritur, sipas tij këto janë veprime të turpshme që bëhen ndaj deputetëve të PD. Sipas tij duket se ka filluar një luftë e errët brenda llojit.

“Inat të vjen, orë vonë, tensione të vona, kur të ndodh ajo që na ndodhi ne nuk të vjen mirë, nuk e prisja, u duk si pritë.

Situata kaloi, por janë veprime të turpshme që bëhen ndaj deputetëve të PD. Te ne duket se ka filluar një luftë e errët brenda llojit. Që nga grupi i kryetarëve, ku mua më kishin përjashtuar.

Pjesa tjetër pastaj, që të dalësh në mes të natës, ndaj nesh që ishim në këmbë pa shofera, të gjendesh përballë një turme që nuk i ke asnjë borxh. Jemi ndjerë të fyer që të na bëhet prite brenda partisë sonë.

Përplasje kemi pasur edhe brenda selisë së PD.  Por pjesa jashtë ka qenë një gjë anormale. Kanë dalë deputetë që janë sharë me libër shtëpie.

PD duhet t’i përgjigjet të gjithë njerëzve të saj, jo vetëm një pjesë të tifozëve të saj. PD shpejt duhet të jetë shpejt alternativë pushteti” tha Koreshi.

Deputeti i PD tha se ata vendosën të bojkotin mbledhjen duke u larguar, pasi sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi nuk u la të fliste, në momentin që mori fjalën dhe kërkoi 24 orë kohë për t’u votuar qëndrimet, pati një ngritje të menjëhershme për ta kundërshtuar.

Nuk u la sekretari i përgjithshëm të jepte mendimin e vet. Ne i pritëm të gjithë që folën disa herë. Në momentin që Bardhi tha lëmë 24 orë kohë për të votuar qëndrimet që u morën, pati një ngritje të pabesueshme kundër. Bardhi tha meqë nuk na lejohet të flasim, po dal, pastak ikëm dhe ne” u shpreh ai.

Në lidhje me idenë se kush del kundër zgjedhjeve për kryetar influencohet nga Berisha, Korreshi tha se ky është një absurditet që vazhdon dhe ata nuk janë kundër zgjedhjeve, por zgjedhjet të bëhen me parti të bashkuar.

Ky është një absurdidet që vazhdon. Në nuk jemi kundër zgjedhjeve, ne jemi pro, por me parti të bashkuar.

Nëse ne mendojmë që partia bëhet vetëm për një person, të rri kryetar pa anëtar dhe pa strukturë, ne nuk jemi për këtë pjesë.

Për mua as Basha, as Berisha, as Alibeaj nuk duhet të jenë kandidatë për kreun e PD, duhet të kërkojmë deri sa të gjejmë liderin e duhur.

Unë jam këtu sepse mendoj që PD është ndryshe nga PS apo edhe nga “Foltorja” e Berishës, ku vendos një njeri” u shpreh deputeti i PD-së.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!