Përballë aksidentit më të rëndë hekurudhor në Greqi, ekipet e shpëtimit ende po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat e trenave. Deri në orën 11:00, janë nxjerrë trupa të tjerë nga vagonët e shkatërruar, duke e çuar numrin e të vdekurve në 38.
Të plagosurit janë dërguar kryesisht në dy spitalet e Larisës, por edhe në spitalet e Katerinis, Volos dhe Selanik.
Shumë ambulanca dhe kryesisht zjarrfikëse janë ende në vendin e tragjedisë hekurudhore, së bashku me forcat EKAV dhe dy ekipe EKAM nga Larisa dhe Selaniku.
Forcat speciale të EKAM-it me mjete prerëse dhe me bombula oksigjeni vazhdojnë të presin llamarina nga vagonët e parë në kërkim të njerëzve.
Në zonë mbizotëron era e djegies pasi pas përplasjes së trenave, tre vagonët e parë kanë marrë flakë.
/abcnews.al