Emisioni “Bardh a Zi” mbrëmjen e sotme hodhi në “gjyq” burrat. Aktivistja Zhaklin Lekatari u shpreh se burrat shqiptarë janë të dhunshëm. “Burrat shqiptarë janë të dhunshëm. 97% e vrasësve në botë janë burra. Nderi i familjes shqiptare ende qëndron mes këmbëve të gruas. Ne edhe dashurinë e kemi me dhunë, “unë të ha zemrën” tha ajo.
Milaim Zeka theksoi se jemi të dhunshëm si shoqëri. “Një mashkull që godet një femër dhe një fëmijë nuk meriton të quhet qenie njerëzore. Por ka edhe dhunë nga gratë kundër burrave. Si shoqëri jemi të dhunshëm, shikoni si ngasim makinat, mënyra si debatojmë në studiot TV”.
Psikologia Marsela Lekli deklaroi se vetëm për një muaj në Tiranë jepen “350 urdhra mbrojtje për dhunë në familje”. Gazetarja Anduena Llabani u shpreh se “femrat shqiptare duan një mashkull që t’u dalë zot, të pakta janë ato që mund ta zgjidhin vetë një konflikt”./ Abcnews.al