Ka dritë në fund të “tunelit” për Dinamon, rikthehen nga Beogradi dy futbollistë

schedule09:44 - 15 Nëntor, 2021

schedule 09:44 - 15 Nëntor, 2021

Dinamo është skuadra e cila ka vuajtur më shumë dëmtimet e lojtarëve në këtë sezon. Për “blutë”, vuajtjet po marrin fund teksa janë rikthyer dy futbollistë nga dëmtimet.

Bëhet fjalë për Sidibe dhe Maliqi të cilët pas disa terapive në Beograd të Serbisë, janë rikthyer në kryeqytet duke vazhduar me rikuperimin e tyre të plotë dhe për të qenë gati sa më shpejt për trajnerin Bledi Shkëmbi.

Të dy lojtarët priten të rikthehen në fushën e gjelbër më shpejt seç ishte parashikuar në fillim dhe kjo pa dyshim është një lajmi mirë për “blutë”.

Në Beograd vazhdon fizioterapitë lojtari Aleksandër Sofranac, ndërsa vazhdojnë të jenë të dëmtuar edhe Haxhiu, Haziraj të cilët nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen kundër “bardh e bluve”.

Dinamo do të përballet me Tiranës në derbin e “Kupës së Shqipërisë”, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ora 13:30.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!