Pas shumë përpjekjesh nga sheikët e Newscastle United, më në fund duket se për ta është ndezur “drita jeshile”, për emrin, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës së Newscastle.
Pas shumë refuzimesh nga emra të njohur, tani vjen edhe emri i trajnerit i cili ka pranuar ofertën e skuadrës angleze.
Edi Hau është trajneri të cilët sheikët e Newscastle do i besojnë projektit të skuadrës, për të ardhmen, ku pritet vetëm zyrtarizimi sepse palët kanë gjetur akordin për një marrëveshje 2-vjeçare.
43-vjeçari pritet të zyrtarizohet ditën e sotme, dhe do të jetë në stolin e skuadrës në ndeshjen kundër Brighton, në Premier League.
Objektivi kryesor i Edi Hau do të jetë qëndrimi në kampionatin anglez për të bërë të mundur edhe vazhdimin e projektit të nisur nga pronarët e rinj të Newscastle. /f.a/abcnews.al