“Ka dasmë te Kamberi”, zbardhen përgjimet, polici i arrestuar po hidhte valle, telefon kolegut: Thuaj s’pashë gjë!

schedule14:18 - 21 Tetor, 2021

schedule 14:18 - 21 Tetor, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga tre urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Tiranës ndaj 3 efektivëve të policisë së Tiranës. Ata janë kapur në shkelje dhe shpërdorim të detyrës.
Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetari Ermal Vija për abcnews.al, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja në një rast u ka kërkuar kolegëve të tyre që të shkelin detyrën dhe të mos reagojnë për një dasmë që ai vetë ishte pjesëmarrës.

Ngjarja është regjistruar më datë 14 gusht të këtij viti, ku rreth orës 00:40 është njoftuar salla operative dhe efektivi Jashar Shehu për të kryer një kontroll në lagjen Shkozë pasi tek “Kamberi” kishte dasëm me muzikë të lartë dhe shqetësonte banorët edhe pse jashtë orarit policor që parashikon mbyllje pas orës 23:00.

Lexo edhe: “Ma gjej numrin e kësaj gocës me Toyota”: Polici fiksohet te lavazhi, telefonon kolegët. Pse u arrestuan “shefat” në Tiranë

Efektivi i policisë, Arjan Balla shkon për kontroll në këtë lokal dhe vëren se dasma po zhvillohej ende, megjithatë njofton sallën se denoncimi i ardhur ishte i rremë. Por pas kësaj e njëjta situatë përsëritet sërish pas disa minutash denoncime të tjera kanë ardhur nga qytetarët lidhur me shqetësimin që u vinte nga muzika e lartë. Pavarësisht kësaj efektivët rreth orës 01:15 dhe 01:20 kanë njoftuar se denoncimi ishte i rremë.

Ndërkohë nga përgjimet rezulton se Durim Murja i cili ishte në përgjim ishte i pranishëm në këtë dasëm dhe gjatë një komunikimi me Arjan Ballën i ka kërkuar që të mos jua ndërpresë dasmën.

Në përgjime Arjan Balla shprehet i shqetësuar për ankesat dhe presionit që i vinte disa herë nga salla operative, pasi i kishte gënjyer tre herë duke thënë se denoncimi për muzikë kishte qenë i rremë.

Nisur nga shkeljet e vazhdueshme në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

  1. Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  2. Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  3. Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!