Ka dalë negativ, Klopp njofton kthimin e yllit të ekipit

schedule11:18 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:18 - 23 Nëntor, 2020

Liverpool po vuan shumë me dëmtimet gjatë ditëve të fundit dhe për më shumë edhe ylli i skuadrës, Mohamed Salah rezultoi pozitiv për Covid-19. Fatmirësisht duket se Salah e ka kaluar virusin.

 

Në konferencën pas fitores 3-0 ndaj Leicester, Klopp u shpreh se sulmuesi ka rezultuar negativ në testet e kryera, teksa sot do të kryejë një tjetër test, këtë herë laboratorin Syn Lab, të kontraktuar nga UEFA.

“Mora vesh se ka rezultuar negativ. Ka rezultuar normal në të gjitha testet mjekësore të kryera. Të hënën do të kryjemë testimin e UEFA-s para ndeshjes në Champions League (me Atalantan) dhe ai do të jetë aty. Ai mund të stërvitet me ne”, u shpreh Klopp.

 

Ky është një lajm shumë i mirë, duke qenë se në skuadrër mungojnë yje si Van Dijk, Alcantara, Henderson apo Alexander-Arnold. /abcnews.al