‘Ka çifte hipokrite, qeshin me ta!’ Rita Petro për dashurinë: Zgjat 7 vjet, mos u pendoni!

schedule18:19 - 10 Shkurt, 2021

schedule 18:19 - 10 Shkurt, 2021

Botuesja Rita Petro në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tha se nuk ka rëndësi në çfarë lidhje je, me rëndësi ka që të ndihen mirë dhe të përfitojnë nga ajo lidhje. Sipas saj, diferencat në moshë kanë ekzistuar edhe më përpara, sikurse e gjejmë edhe në kinematografi.

Ndërsa ajo po fliste për një marrëdhënie të konsoliduar dhe afatgjatë, nënvizoi se vetëm 7 vite është dashuria dhe më pas kalon në tjetër stad ku të dy partnerët punojnë për të mbajtur marrëdhënien.

“Ka një kohë të shkurtër dashuria romantike. Jetgjatësia më e madhe është deri në 7 vite, pra është një kohë e shkurtër”.

Ajo tha se është kundër çifteve hipokrite që dalin edhe në media ku thonë se i kanë të shenjta gjërat apo familjen, por ato që i njohin qeshin se e dinë shumë mirë që nuk shkon kjo fjala shenjtëri .

E pyetur nga Ermali se çfare mesazhi do ti jepte një zonjë qe ndjen për një djaloshar por ka frikë nga paragjykimet ajo tha:

Bëj jetën tënde, mos u pendo për asgje, mos lër vitet të të ikin’ /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!