“Ka bërë mbi 100 telefonata,” Berisha-Ballës: Sa e pagove Nure Dumanin për të të shpëlarë te Manhasët?

schedule20:21 - 6 Qershor, 2022

schedule 20:21 - 6 Qershor, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ndërsa fliste nga foltorja e Kuvendit.

Ndërsa e akuzoi ka kryer mbi 100 telefonata me personazhe të botës së krimit si Nuredin Dumani, apo anëtarë të tjerë të bandave në Elbasan, Berisha e pyeti Ballën se sa e ka paguar Dumanin “ që ta shpëlante të Manhasët.”

“Sa e pagove, Nure Dumanit për të të shpla tek Manhasët? Kjo do të dalë. Dhe nuk është vetëm kjo. Por ja ku po ua them se ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin, me sharrën, gozhdën, dhe me Talo Celën e të tjerë me radhë.”

Po ashtu, ish-kryeministri ka akuzuar qeverinë se nuk e sjell në Kuvend marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit, pasi sipas tij ka frikë se 6 ministra të saj janë kandidatë për ekstradim.

Berisha ka deklaruar se në dëshmitë e tyre anëtarët e bandave kanë dhënë emra ministrash dhe deputetesh të PS. Për këtë arsye tha ai po pengohet marrëveshja e ekstradimit me vendet e Beneluksit.

“Në platformën BQ, dalin disa ministra, deputetë të PS dhe ajo që është më interesante është se dalin edhe komuniko të bandës së Elbasanit në vendet e Beneluksit. Kërkoj sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin një kontribut historik. Është dramatike situata dhe dëshmitë të anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve. Kjo përbën një problem shumë serioz. Unë do të insistoj që marrëveshjet të vinë në Kuvend”, tha ai.

I pyetur për emrat e ministrave, ish-kryeministri u shpreh se do t’i sjellë drejtësia e vendeve partnere. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!