Ka akord zyrtar, Juventusi zgjat bashkëpunimin me 31-vjeçarin

schedule20:14 - 21 Nëntor, 2019

schedule 20:14 - 21 Nëntor, 2019

Tani është gjithçka zyrtare dhe dashuria mes Juventusit dhe Juan Cuadrados vazhdon. Akordi ishte përmendur prej ditësh, ndërsa ka ardhur edhe zyrtarizimi i kampionëve të Italisë.

Lojtari kolumbian ka nënshkruar rinovimin e kontratës me bardhezinjtë. Aktualja i përfundonte në fund të këtij sezoni, teksa e reja zgjat deri në verën e vitit 2022.

Cuadrado është pjesë e “Zonjës së Vjetër” prej vitit 2015. 31-vjeçari ofensiv po aktivizohet në rolin e mbrojtësit të djathtë nga trajneri Sarri dhe i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij për të vazhduar sërish si juventin. /abcnews.al