Bryan Reynolds është 19 vjeç, luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe është pjesë e Dallas prej nëntorit të vitit 2019.
Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Roma dhe Club Brugge janë të interesuara për talentin amerikan.
Në garë është futur edhe Juventusi. Kampionët e Italisë janë në “pole” për sigurimin e shërbimeve të Reynolds, i cili pritet të kushtojë rreth 9 milion dollarë.
Kampionët e Italisë kanë nisur bisedimet për transferimin e lojtarit në Serie A. Ky i fundit do të provonte aventurën e parë në futbollin europian.
Reynolds ka nevojë për t’u përshtatur me futbollin italian dhe drejtuesit e Juventusit kanë menduar ta huazojnë menjëherë te Cagliari. /abcnews.al