“Juventusi zbuloi gjithçka”, sa shumë prapaskena për Luis Suarez

schedule15:19 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 15:19 - 8 Dhjetor, 2020

Lajme të reja vijnë nga çështja e provimit të italishtes së Luis Suarez. Kujtojmë që lojtari i Atletico Madrid ishte një nga objektivat e Juventusit në merkato dhe uruguaiani iu nënshtrua testit të italishtes në Universitetin e Perugias. Kjo gjë iu kërkua nga klubi torinez, pasi ata i kishin plotësuar vendet në ekip për lojtarët që vijnë nga shtete të cilat nuk janë anëtare në BE.

Tashmë sipas raportimit të “Corriere della Sera”, drejtuesit torinez hoqën dorë nga gara për Suarezin sepse ishin në dijeni që kishin nisur hetimit nga institucionet përkatëse për provimin “fals”. Është Prokurori i Perugias, Raffaele Cantone, ai që ka konfrimuar këtë lajm dhe këtë e ka bërë të ditur dhe në raportin e tij.

“Ka dyshime se përfaqësuesit e Juventusit ishin në dijeni të këtij proçesi që në datat 8-14 shtator”, është  një pjesë e raportit të Prokurorit. Sipas hetimeve, heqja dorë e “Zonjës së Vjetër” nga Suarez nuk ishte një vendim futbolli, por një mënyrë për t’iu shmangur skandalit që po del në shesh dita ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!