Juventusi përveç një ‘9’ kërkon edhe një mesfushor për muajin janar.
Tchouaméni (Monaco) dhe Witsel (Borussia Dortmund) janë dy opsionet që “Zonja e Vjetër” pëlqen më shumë , por Denis Zakaria, nga Gladbach, bëhet prioritet, sipas ‘Tuttosport’.
Në këtë mënyrë do ta siluronin direkt Mourinhon, pasi ai ka si objektiv prioritar zviceranin. Futbollistit 24-vjeçar i përfundon kontratën në qershor dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj është kthyer në një karamele që shumë duan ta fusin në gojë. Do të ketë një betejë Juve-Roma. r.t/abcnews.al