Juventus është një ndër klubet që po garon për shërbimet e portierit Gianluigi Donnarumma. 21-vjeçari do të largohet me shumë mundësi nga Milani këtë verë dhe nuk mungon as interesimi i shumë klubeve jashtë Serie A. Bardhezinjtë e pëlqejnë shumë dhe e shohin si pasardhësin perfekt të Buffon.
Sportmediaset zbulon edhe propozimin e fundit për Milanin. Kampionët e Italisë janë gati të ofrojnë Federico Bernardeschin në shkëmbim të Donnarummës, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar te skuadra e zemrës, por mbetet problem rroga e madhe prej 6 milion eurosh.
Bernardeschi nuk po arrin të kthehet në një titullar fiks te Juventusi dhe do të ishte një përforcim me vlera për sulmin e kuqezinjve. 26-vjeçari ishte afër Milanit edhe në janar, teksa u përfol për një shkëmbim mes tij dhe Lucas Paqueta. /abcnews.al