Juventusi përgatitet për t’u rikthyer në stërvitje, kryhen testet e para

schedule16:59 - 4 Maj, 2020

schedule 16:59 - 4 Maj, 2020

Juventusi është gati për të rinisur stërvitjen. Në Itali nuk ka akoma një datë fikse për rifillimin e kampionatit, por skuadrat do të lejohen të stërviten si dikur në datë 18 maj. Deri në atë datë do zhvillohen përgatitje të lehta dhe stërvitje e ndarë në grupe të vogla lojtarësh.

Pjesëtarët e bardhezinjtë kanë kryer sot testet e para në bazë të protokollit shëndetësor të FIGC (Federata Italiane e Futbollit), aty ku përfshihen testet mjekësore, ato fizike dhe bërja e tamponit. Tani pritet rikthimi i lojtarëve që janë larguar nga Italia, teksa do të futen në karantinë me rikthimin në Torino.

Kampionët e Italisë janë ndër klubet më të prekura nga koronavirusi. Tre lojtarë u infektuan me COVID-19: Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala. Dy të parët u shëruan dhe e fituan betejën, ndërsa lojtari argjentinas pret rezultatin e tamponit të fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!