Përpos situatës kaotike në Itali, klubet vazhdojnë të punojnë. Bëhet fjalë për Juventusin, edhe pse i gjithë stafi dhe futbollistët janë në karantinë. Drejtori sprotiv, Fabio Paratici, vazhdon të mendojë për sezonin tjetër ku synon disa emra për mesfushën juventine.
Emri më i përfolur është ai i fantazistit të Brescia, Sandro Tonali. 20-vjeçari, i cili është cilësuar nga mediat italiane si Pirlo i ri, ka disa kohë që flitet për një kalim në Torino. Ai është në balotazh me mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar.
21-vjeçari ka dhuruar disa paraqitje shumë të mira në Ligue 1 dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Problemi i vetëm që mund të ketë Juventusi është kartoni i tij, që vlerësohet plot 50 milion euro nga klubi francez. /abcnews.al