“Juventusi e Interi ishin më pranë Tonalit, dëshira e tij vendosi gjithçka”

schedule14:38 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:38 - 11 Dhjetor, 2020

Agjenti i Sandro Tonalit, Beppe Bozzo, është rikthyer të flasë për atë që ndodhi në merkaton e kaluar. Në një intervistë për “Tuttosport”, italiani e pranon që Juventusi e Interi ishin më pranë ish-lojtarit të Brescias, por dëshira e tij e madhe për të luajtur me Milanin vendosi gjithçka.

“Negociatat nuk ishin të lehta. Pjesa më e vështirë ishte të bindje Massimo Cellinon, pasi ai dëshironte të transferohej tek Milani me çdo kusht. Sandro kishte oferta të tjera në tavolinë dhe kuqezinjtë mund ta transferonin atë vetëm falë formulës së huazimit me të drejtë blerjeje. Dëshira e lojtarit për të luajtur me ekipin e zemrës bëri ndryshimin. Cellino e kuptoi atë në fund”, deklaron agjenti.

 

“Juventusi dhe Interi ishin vërtetë afër transferimit të Tonalit, por Milani ia arriti. Ai ka lindur në vitin 2000, por po rritet shumë dhe është i përqëndruar vetëm tek futbolli. Nuk ndjek jetën moderne apo rrjetet sociale dhe synon të arrijë majat. Është një djalë shumë i zgjuar, por dhe racional.

E ardhmja e tij? Unë e shikoj atë në Milano për pesë-gjashtë vite, me një rol gjithnjë e më qëndror në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Sandro i ka të gjitha cilësitë morale dhe teknike për t’u bërë një nga shtyllat e Milanit. Klubi kuqezi ka qenë skuadra e tij e preferuar që kur ka qenë fëmijë. E çfarë mund të ketë më mirë sesa të luash për klubin tënd të zemrës?”, përfundon Bozzo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!