Juventusi do 10 milion euro, Douglas Costa drejt rikthimit në Brazil

schedule17:19 - 19 Mars, 2021

schedule 17:19 - 19 Mars, 2021

Douglas Costa pritet të ndryshojë ekip në verë. Bayern Munich nuk ka ndërmend të paguajë te Juventusi për ta blerë anësorin brazilian.

Bardhezinjtë ndërkohë janë të gatshëm ta shesin për 10 milion euro dhe në Itali raportojnë se për shërbimet e tij interesohet klubi brazilian i Gremio. Bisedimet thuhet se kanë nisur, por ka një problem.

Paga e Dougas Costa është një problem, por jo i vetmi. Në Amerikën e Jugut merkato është e hapur deri më 23 maj, kurse kontrata e lojtarit përfundon më 30 qershor të vitit 2022. /abcnews.al