Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus, “zemra” nuk mjafton/ “Zonja e Vjetër” flirton me përmbysjen, por mbetet jashtë

schedule13:28 - 26 Shkurt, 2026

schedule 13:28 - 26 Shkurt, 2026

Juventus fiton dhe flirton me përmbysjen e madhe, por në fund duhet t’i thotë lamtumirë Champions League në fazën e play off. “Zonja e Vjetër” dha gjithçka në fushë, në ndeshjen e kthimit kundër Gallatasarait duke dalë me shumë pengje nga turneu më I rëndësishëm I futbollit europian për klube. Mbi të gjitha për humbjen 5-2 në sfidën e parë, që bëri të pavlefshëm suksesin 3-2 në Torino, të vendosur vetëm në limitet e shtesës së dytë.

Gjithsesi, kjo nuk e zbeh paraqitjen e madhe të skuadrës bardhezi, që kundër parashikimeve u afrua shumë me triumfin.

Lokateli me golin e tij në pjesën e parë ndezi shpresat e Juventus.



Por misioni i bardhezinjve u vështirësua pas pushimit, kur Kelly la fushën me karton të kuq.

Megjithëse me një lojtar më pak, të zotët e shtëpisë arritën të gjejnë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës.

Gatti në minutën e 67-të dhe McKennie në të 82-ën ndalën topin në rrjetë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm, ndërsa ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Në nisje të së parës, Edon Zhegrova gaboi atë që mund të ishte goli i kualifikimit.

Sulmuesi i kosovë nuk kalibroi si duhet goditjen brenda zonës dhe ky moment ndryshoi fatin e sfidës.

Në fundin e shtesës së parë, Osimhen ngushtoi diferencën për Gallatasray, ndërsa Burak Yilmaz në limitet e skadimit të shtesës së dytë vulosi kualifikimin e skuadrës turke në fazën tjetër të Champions League.

Jashtë Juventus, që tani duhet të përqëndrohet te Seria A, ku duhet të luftojë për të mos mbetur jashtë këtij turneu edhe për edicionin e ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!