Juventus duket se është duke kërkuar një sulmues i cili shënon gola.
Që pas largimit të Ronaldos ekipi i Allegrit vuan për të gjetur golin dhe kështu kanë filluar të përgatisin ofertën për serbin, Vlahoviç.
Fiorentina kërkon një çmim fillestar prej 75 milion eurosh, dhe nuk dëshiron ta ulë më poshtë këtë shifër.
Serbi kërkohet nga shumë klube të mëdha dhe Fiorentina është duke studiuar mirë ofertat për sulmuesin.
Juventus është gati të ofrojë Kulusevskin dhe para për të fituar shërbimet e talentit serb./Abcnews.al