Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Juventus sheh përreth për një mesfushor qendre, nis lëvizjet për një “parizien”

schedule09:38 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:38 - 19 Korrik, 2021

Mesfushorët e qendrës janë lojtarët më të kërkuar në këtë merkato dhe Juventusi e do një me patjetër, sidomos tani që Arthur u dëmtua dhe do duhet të mungojë për të paktën tre muaj.

Mediet italiane raportojnë se Leandro Paredes është një nga shënjestrat e bardhezinjve. Me ardhjen e Wijnaldum, Paredes e humb vendin e titullarit në formacionin e Pochettinos.

Juventusi është gati të lëvizë për të blerë argjentinasin, në një kohë kur rruga për te Manuel Locatelli po bëhet çdo ditë e më e vështirë. /abcnews.al



 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!