Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus nuk heq dorë nga De Jong, gati t’i plotësojë kërkesat Barcëlonës

schedule15:07 - 19 Shkurt, 2022

schedule 15:07 - 19 Shkurt, 2022

Juventus nuk heq dorë për sigurimin e shërbimeve të lojtarit të Barcelonës, Frankie De Jong.

Lojtari holandez është përfolur se mund të largohet nga katalanasit gjatë merkatës së verës, pasi shumë skuadra të mëdha janë vënë pas mesfushorit edhe pse blaugranat ende nuk ka vendosur nëse do ta shes atë ose jo.

De Jong është shumë i rëndësishëm për Barçën, por edhe 70 milionë euro për klubin janë mëse të nevojshme.

Juventusi është skuadra e fundit që është futur në garë për holandezin dhe sipas Tuttosport, është gati të shpenzojë 70 milionë euro për të.

Mund të ndodh edhe një shkëmbim mes dy klubeve, pasi Barcelona po interesohet prej kohësh për Matthijs de Ligt të Juventusit.

Gjithsesi këto mbetën vetëm spekulime deri në verë kur do të vendoset e ardhmja e De Jong e De Ligt. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!