Para disa ditësh sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga verdhezinjtë në merkaton e ardhshme. Megjithatë, Juventusi nuk i ka humbur shpresat për bomberin norvegjez dhe me shumë gjasa do të paraqesë dhe një ofertë tjetër klubit gjerman.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, klauzola në kontratën e Haaland hyn në fuqi në vitin 2022, që do të thotë që çdo klub mund të paguajë 75 milionë euro për shërbimet e tij. 19-vjeçari shkëlqeu menjëherë në Bundesligë, duke shënuar një mori me gola për Dortmundin dhe duke treguar se i ka të gjitha premisat për t’u bërë një sulmues i madh.
Romano thekson se bardhezinjtë janë ende të penduar se pse ata nuk e blenë sulmuesin kur ai aktivizohej me Molden në Norvegjezi. Megjithatë, marëdhëniet e mira të Juventusit me Mino Raiolën, i cili është agjenti i Haaland, do ta ndihmojnë “Zonjën e Vjetër” në këtë operacion. /abcnews.al