Nga Franca vijnë konfirmime se Juventus është në gjurmët e Alvaro Odriozolës dhe kërkon ta sjellë në Torino që në janar.
Sipas “Foot Mercato”, drejtuesit e klubit italian kanë kontaktuar agjentin e ish-lojtarit të Fiorentinës, i cili është jashtë projekteve të Real Madrid dhe gjithashtu thuhet se kanë arritur një marrëveshje deri në qershor të vitit 2024./ h.ll/abcnews.al