Juventus në garë me City për talentin francez, Agnelli i qartë për titullin

schedule13:19 - 6 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 6 Qershor, 2020

Andrea Agnelli ka konfirmuar qëndrimin e klubit të tij në Asamblenë e Ligës Italiane, që u zhvillua ditën e djeshme. Presidenti i Juventusit foli qartë në lidhje me pezullimin e kampionatit dhe trofeun. Nëse diçka e tillë ndodh, bardhezinjtë nuk do ta pranojnë titullin në tavolinë.

Titujt vendosen në fushë, përndryshe ne nuk e duam fare trofeun“, deklaroi kreu i kampionëve të Italisë. Klubi italian vijon punën në merkato. Objektivi i momentit është Houssem Aouar, qendërmesfushori i Lyon.

Për 21-vjeçarin franko-algjerian, interesohet edhe Manchester City me PSG-në. Lojtari i talentuar pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, por Fabio Paratici ka një plan për të siguruar shërbimet e Aourar.

Corriere dello Sport raporton se drejtori sportiv i Juves, dëshiron ta marrë në huazim dy-vjeçar me të drejtë blerje. Lojtari kushtonte 70 milion euro para shpërthimit të koronavirusit, ndërsa tani vlen 20 milion euro më pak. Gara për të vazhdon… /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!