Juventus është në ankth pasi mund të humbasë mesfushorin e tyre dhe themelin e ekipit, Adrien Rabiot.
Kontrata e francezit është drejt skadimit dhe ai ende nuk ka pranuar të ulet e të bisedojë për rinovimin e saj. Kështu, Juventus po merr tashmë parasysh edhe mundësinë për ta shitur për një shifër të konsiderueshme.
Sipas “Corriere dello Sport”, Bayern Munich ka bërë hapin e parë duke kontaktuar agjentin e lojtarit, por nuk duhen nënvlerësuar edhe klubet angleze si Arsenal, Liverpool dhe Tottenham./h.ll/abcnews.al