Juventus kërkon t’i ngecë një lojtar Interit dhe Milanit, ata e refuzojnë

schedule16:42 - 18 Shkurt, 2022

schedule 16:42 - 18 Shkurt, 2022

E ardhmja e Bernardeschit me klubin e Juventusit duket se është gjithnjë e më larg.

Kontrata e anësorit skadon më 30 qershor dhe duket se midis palëve nuk do të ketë rinovim dhe lojtari po shikon për një ekip të ri. Sipas “Il Giornale” Juventus ia ka ofruar lojtarin dy klubeve të Milanos, Interit dhe Milanit.

Mësohet se këto dy të fundit e kanë refuzuar për arsye se Bernardeschi ka një pagë vjetore prej 4,5 milion euro në sezon dhe klubet e Milanos mendojnë se është një pagë e lartë për të./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!