Juventus kërkon sulmues të ri, piketohen dy objektivat kryesorë

schedule23:46 - 26 Mars, 2021

schedule 23:46 - 26 Mars, 2021

Gjatë merkatos së verës priten disa risi në repartin e sulmit te Juventusi. Këta të fundit dëshirojnë që Cristiano Ronaldo të qëndrojë, por ai kërkon të paktën dy afrime të mëdha dhe një prej tyre të jetë sulmues.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, në listën e bardhezinjve janë dy emra kryesorë. Bëhet fjalër për Sergio Aguero dhe Moise Kean. Argjentinasi i Manchester Cityt i përfundon kontrata në fund të sezonit e më pas do të jetë një lojtar i lirë, ndërsa Kean është në huazim tek PSG nga Everton.

 

Klubi francez kërkon që ta blejë përfundimisht kartonin e talentit, por në fund do të jetë vetë lojtari i cili do të vendosë për të ardhmen e tij. Nëse nuk arrihet transferimi i njërit prej tyre, atëherë “Zonja e Vjetër” po monitoron edhe emra si Edin Dzeko, Raul Jimenez, Oliver Giroud apo Aren Milik, të cilët nuk kanë as ndonjë kosto të madhe ekonomike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!