Juventusi ka marrë humbjen e dytë në kampionat, kësaj radhe përballë Sasuolos në transfertë, duke i hapur akoma dhe më shumë punë vetes në garën për një vend në Champions.
Vendasdit bën një paraqitje mjaft të mirë, me në krye mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili e vuri në vështirësi mbrojtjen e “Zonjës”.
Ishte pikërisht shqiptari që nisi aksionin në minutën e 64’, që më pas solli dhe golin nga Defrel.
Kështu Juventusi e sheh veten 9 pikë larg zonës Champions, ndërsa Sasuolo ngjitet në vendin e 10 me 40 pikë. SHIKO GOLAT