Ndeshja mes Juventusit dhe Bolonjës e vlefshme për javën e dytë të Seria A është mbyllur me rezultatin 1-1.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 24′ me Ferguson ndërsa barazimi erdhi vetëm në të 80-ën me Vlahoviç. Sulmuesi serb arriti të shënonte një gol tjetër edhe në të 52-ën por iu anulua nga VAR-i. Kështu bardhezinjtë hedhin një hap fals teksa renditen në vendin e 4-ët me 4 pikë.
Nga ana tjetër Leçe ka surprizuar Fiorentinën duke i marrë 1 pikë në shtëpi. Dueli mes tyre është mbyllur me shifrat 2-2. Shiko golat