Juventus “godet”në merkato, Torino pranon ofertën e “Zonjës së Vjetër” për Bremer

schedule16:18 - 19 Korrik, 2022

schedule 16:18 - 19 Korrik, 2022

Juventus ka bërë ofertën zyrtare sot në drejtim të kartonit të Gleison Bremer, 47 milionë euro në total bashkë me bonuset dhe një kontratë deri në vitin 2027 me një pagë prej 5 milionë euro në sezon.

Tashmë mediat italiane shkruajnë se drejtori sportiv i Torinos i ka thënë “po” Juventusit. Duket se edhe Bremer është bindur nga kjo ofertë pasi është përshëndetur pak më parë me të gjithë shokët e tij të ekpit që ndodhen në Austri për ndeshjet parapërgatitore dhe do të niset për në Itali.

Inter ishte favorit për të firmosur me qendërmbrojtësin, por me paratë e fituara nga shitja e De Ligt, Juventus ka rritur ofertën menjëherë në drejtim të Torinos./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!