Mbrojtësi holandez i Juventusit është në qendër të mërkatos, edhe për një negociatë rinovimi që nuk ka nisur për momentin.
Propozimi i bardhezinjve nuk ndezi entuziazmin e lojtarit, i cili deri më sot mburret me një klauzolë lirimi prej 125 milionë euro, e destinuar të rritet në 140 milionë vitin tjetër.
Jashtë ka një radhë ekipesh pas tij. Sipas “Corriere dello Sport”, Chelsea është në krye, por më pas vjen Real Madrid, Manchester city dhe PSG. Por nuk duhen harruar edhe Barcelona me Manchester United.
Juventus është vendosur me shpatulla pas murit dhe e ardhmja e holandezit është në pikëpyetje./ h.ll/abcnews.al