Juventus, fitues i Superkupës së Italisë

schedule22:31 - 16 Janar, 2019

schedule 22:31 - 16 Janar, 2019

Skuadra e Juventusit është fituesja e Superkupës së Italisë për të 8 herë në histori. Bardhezinjtë mposhtën Milanit me shifrat minimale 1-0 falë golit të Cristiano Ronaldos.

Juventus është fituesja e Superkupës së Italisë për vitin 2018. Bardhezinjtë mposhjtën Milanin në Jedah të Arabisë Saudite me shifrat minimale 1-0 duke u bërë skuadra që e ka fituar me shumë këtë trofe. Loja ishte spektakolare dhe me shumë ritëm por në fund bardhezinjtë fituan edhe falë ekperiencës. Juventus e zotëroi topin në pjesën më të madhe të lojës por edhe Milani u tregua i rrezikshëm në disa raste. Pjesa e parë e lojës ishte e qetë ndërkohë që pjesa e dytë nisi me Milanin në sulm. Ishte Kutrone ai që për pak sa nuk i dha avantazhin Milanit pasi goditja e tij u ndal në traversë. Goli i parë dhe i vetëm i ndeshjes erdhi në minutë e 61. Miralem Pjaniç asiston në perfeksion për Cristiano Ronaldon  i cili i shpëton mbrojtjes së Milanit dhe realizon me kokë i ndihmuar edhe nga pakujdesia e portierit Donaruma. Portugezi shënoi që në finalen e parë me fanellën e Juventusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!