Juventus është pro largimit të mbrojtësit holandez, De Ligt ka tashmë një çmim

schedule13:05 - 20 Janar, 2022

schedule 13:05 - 20 Janar, 2022

Matthijs de Ligt është një nga lojtarët e kërkuar nga disa skuadra gjatë kësaj merkatoje, por Juventusi është i bindur të pëfitojë në rast shitjeje.

Për këtë drejtuesit e Juves kanë menduar t’i vendosur një çmim De Ligt, edhe pse lojtari nuk po kaloj një periudhë të mirë të bardhezinjutë, për shkak edhe të formës së dobët që ka treguar këtë sezon.

Klubet evropiane, e në veçanti Barcelona, janë të etura për ta transferuar holandezin, i cili gjithashtu është pro një largimi nga Torino.

Sipas “La Republica”, De Ligt thuhet se është “pozicionuar për t’u larguar” nga Torino dhe agjenti i tij, Mino Raiola po shtyn për një marrëveshje me Barcelonën.

Juventusi ka vendosur një çmim prej 65 milionë eurosh për De Ligt, i cili shihet si ‘nënshkrimi i ëndrrave’ për menaxherin e Barcelonës, Xavi.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë transferimin e 22-vjeçarit holandez, pasi do të ketë konkurrencë të fortë.

Anglezët e Chelseat dhe gjermanët e Bayern Munichut janë gjithashtu në garë për nënshkrimin e De Ligt. /f.a/abcnews.al