Tashmë klubet janë më shumë të përqendruar për të siguruar talente të rinj me vlerë të ulët, sesa lojtarë të afirmuar, që me krizën prej pandemisë janë të papërballueshëm financiarisht.
Juventus ka nisur të kërkojë për talente dhe mësohet se ka pikasur dy xhevahirë të Ajax në Holandë. Ryan Gravenberch, i lindur në vitin 2002 është i pari dhe më interesanti.
Talenti krahasohet shpesh me Paul Pogba dhe po shkëlqen në Holandë, duke shfaqur interes nga klube të mëdha. Mino Raiola është agjenti i tij dhe Juventus gëzon marrëdhënie të mira me italianin.
Talenti tjetër është Devyne Rensch, i lindur në vitin 2003. Ai mund të luajë në mbrojtje dhe në mesfushë, teksa shquhet për lëvizshmërinë e madhe dhe ashpërsinë sportive në fushë. /abcnews.al