Në orët e fundit të merkatos skuadra e Juventusit dështoi në dy operacione të cilat do të përforconin akoma më tej ekipin. Blerja më e bujshme tek bardhezinjtë është De Ligt.
Kampionët në fuqi të Italisë, Juventus zhvilluan një merkato pa shumë bujë ku i vetmi emër i madh që mbërriti në Torino është mbrojtësi De Ligt. “Zonja e vjetër” shpenzoi në total 182 milionë euro.
Bardhezinjtë paguan në arkat e klubit të Ajaksit 75 milionë euro për 19-vjeçarin. Afrimet e tjera janë lojtarë mesatarë ku disa prej tyre u larguan në huazim për të patur më tepër hapësira.
Ditët e fundit të merkatos drejtuesit e klubit bardhezi dëshironin t’i bënin një surprizë të këndshme trajnerit Sarri, por që fatkeqësisht përpjektjet e tyre dështuan.
Në orët e fundit të merkatos dështuan tre operacione në aksin Torino-Barcelonë dhe Torino-Paris. Juventus dhe Barcelona ishin në bisedime për një shkëmbim mes Bernardeschi-t dhe Rakitiç.
Trajneri Valverde nuk e ka në planet e tij futbollistit ballkanas i cili do të ishte një as për repartin e mesit teë fusheës tek bardhezinjtë. Katalanasit kërkonin një shkëmbim mes lojtarëve, por bardhezinjtë dëshironin edhe 20 milionë nga ana e Barcelonës për të krijuar plusvalencë.
Një propozim i refuzuar kategorikisht nga skuadra spanjolle. Rakitiç do të mbetet në Kamp Nou të paktën deri në Janar. Kujtojmë që Juventus shpenzoi për Bernardeschi-n 40 milionë euro.
Një tjetër dështim i bardhezinjve ka lidhje me skuadrën e PSG. Juventus kërkonte shitjen përfundimtare të De Sciglio-s tek francezët dhe shkëmbimin Pjaniç-Verrati.
Drejtuesit e klubit parisien nuk ishin të bindur nga kjo lëvizje duke refuzuar ofertën e kampionëve të Italisë. I vetmi shqetësim në kampin bardhezi është mbipopullimi çdo repart.
Juventus nuk ia doli të shiste disa prej yjeve si Mandzukiç apo Dybala ndërkohë që kroati pritet të mbetet jashtë listës Champions së bashku me Ruganin./ABC News Albania 24/7