Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus dëshiron të përforcojë mesfushën, synohet lojtari i PSG-së

schedule18:12 - 1 Maj, 2024

schedule 18:12 - 1 Maj, 2024

Juventusi është duke kërkuar të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri, pasi ky repart ka qenë shumë problematik këtë sezon.

‘Zonja e Vjetër’ u dobësua në mesfushë pasi Paul Pogba rezultoi pozitiv në testin e dopingut, ndërsa Nicolo Fagioli është pezulluar për shkak të basteve. Shumë emra të mesfushorëve janë përfolur për një transferim te Juventusi, ndërsa i fundit është ai i Manuel Ugartes, mesfushorit uruguaian të Paris Saint Germain.

23-vjeçari iu bashkua parisienëve me shumë bujë në verën e vitit të kaluar për 60 milionë euro nga Sporting Lisbona, por pas një fillimi të mirë ai tani nuk është më i paprekshëm te francezët.

‘La Gazzeta dello Sport’ ka raportuar se PSG nuk e përjashton mundësinë e huazimit të uruguaianit, nëse përfshihet edhe një klauzolë blerëse në fund të sezonit 2024/25.

Juventus është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për shumën e 45 milionë eurove dhe tanimë drejtuesit e dy skuadrave kanë zhvilluar bisedimet e para për këtë operacion./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!