Juventus e shiti Moise Kean te Everton 2 vite më parë për 27.5 milionë euro, por është penduar. Bardhezinjtë e duan sërish në skuadër italianin dhe mediet përtej Adriatikut bëjnë me dije se torinezët kanë bërë lëvizjet e para në këtë drejtim.
Kean aktualisht ndodhet te PSG në huazim dhe francezët duan ta mbajnë përgjithmonë dhe për këtë duhet të mposhtin konkurrencën e Juves. Drejtori i PSG, Leonardo, në dijeni të këtij detaji a nisur lëvizjet e para konkrete për të blerë përfundimisht Kean.
Kean nuk arriti të ambientohj aspak te Everton dhe anglezët janë gati ta shesin. Te PSG 21-vjeçari po bën shumë mirë dhe i ka zënë vendin e titullarit Mauro Icardit. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 1 asist në 26 ndeshje me PSG këtë sezon. /abcnews.al