Talenti i Atalanta, Teun Koopmeiners është një prioritet për merkaton e verës të Juventusit, por Liverpool dhe Neëcastle kanë shfaqur gjithashtu interes të lartë.
Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli është një admirues i vjetër i mesfushorit holandez, i cili është përpjekër në të kaluar ta sillte te Napoli.
Për autorin e shtatë golave në 26 ndeshje këtë sezon, Juventusi bëri një përpjekje të firmoste me Koopmeiners që në muajin janar, por Atalanta nuk ka pranuar ta lërë të lirë, të paktën tani. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Koopmeiners është prioritet për bardhezinjtë e Torionës, dhe Allegri me Giuntolin do të duan ta sjellin në qershor në skuadër.
Atalanta e vlerëson rreth 40 milionë euro aktualisht mesfushorin holandez dhe për të do të jetë një betejë e ashpër nga klubet e mëdha gjatë verës së ardhshme./h.ll/abcnews.al