Juventus, Bremer: Duam të fitojmë. Kampionë të Serie A? Ne jemi Juventus

schedule15:24 - 11 Gusht, 2022

schedule 15:24 - 11 Gusht, 2022

Gjatë prezantimit të tij si lojtari më i ri i Juventusit, Gleison Bremer foli edhe për objektivin e Scudettos dhe ëndrrën e Champions League.

“Juventus gjithmonë synon të fitojë. Vitin e kaluar nuk isha atje, por këtë vit duam të ndryshojmë gjithçka në Serie A.

Champions është ëndrra e çdo lojtari të luajë në ato gara. Të qenit te Juventus kërkon që ne të marrim pjesë, por edhe të shkojmë larg. Kemi prtshmëri të mëdha, por duhet të fokusohemi edhe te kampionati”, është shprehur mbrojtësi brazilian./ h.ll/abcnews.al