Juventus barazon ndaj Ajaks

schedule23:25 - 10 Prill, 2019

schedule 23:25 - 10 Prill, 2019

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Ajaks me rezultatin 1-1. Ronaldo shënoi golin e vetëm për italianët në pjesën e parë, ndërkohë që holandezët barazuan në të dytën. Në takimin tjetër, Barcelona fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Manchester United fale autogolit të Luke Shaw.

Juventus nuk bind në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë barazuan në transfertën e Ajaksit me rezultatin 1-1. Një lojë e vakët dhe pa shumë ide për të besuarit e trajnerit Masimiliano Allegri, të cilët kaluan në avantazh me yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili u rikthyer nga dëmtimi në mënyrën më të mirë.

Cancelo asiston saktë për bashkëkombasin e tij që lihet i lirë në zonë, duke shënuar për shifrat 1-0. Goditja e parë e Juventusit në portën e Ajaks përfundon në rrjetë. Holandezët barazojnë në fillimin e pjesës së dytë me anë të sulmuesit David Neres, i cili shfrytëzon gabimin e Cancelos dhe mposht me një goditje të bukur portierin Scezney. Minutat e mbetura nuk sjellin ndryshim rezultati dhe takimi mbyllet në barazim 1-1. Skuadra gjysmëfinaliste do të caktohet të martën e ardhshme në Torino.

Në takimin tjetër, Barcelona fitoi minimalisht 1-0 falë autogolit të Lukë Shaw. Një gabim i mbrojtësit të “Djajve të kuq” i kushtoi rëndë anglezëve që tashmë do ta kenë tepër të vështirë në ndeshjen e kthimit.

Barcelona kontrolloi lojën dhe ishte më e qartë, ndërkohë që vendasit e patën të vështirë të gjenin rrugën e rrjetës. Sfida e radhës do të luhet në Camp Nou, ku Manchesteri United do të tentojë gjithçka për të siguruar biletën në fazën tjetër, por shanset janë shumë të vogla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!