Juventus ka arritur të ketë një marrëveshje personale me Filip Kostic të Frankfurt-it.
Klubi gjerman është duke u përpjekur të rinovojë kontratën me të por 29-vjeçari dëshiron të transferohet te “Zonja e Vjetër”. Juventus dhe Kostic kanë arritur një marrëveshje për 2,5 milionë euro në sezon për tre vite.
Tashmë topin e fundit e ka Frankfurt për të vendosur përfundimisht./ h.ll/abcnews.al